Talk:Wp/aln/Faqja Kryesore/Archive 1

From Wikimedia Incubator

Artikujt qi i kam shkrue deri tash ne ket test-wikipedia nuk percjellin ndonji rregull te vecante per me shkrue ne gegnisht, se une personalisht nuk e di qi ekziston nji gja e tille. Kjo e shkrueme asht ma shum e bazueme pak a shume ne nji te folme gege te nivelit te nalte ne Prishtine (dmth ashtu qysh e flasin njerezit intelektuale). Verejtjet jane me vend.--70.240.185.199 00:43, 19 August 2007 (UTC)[reply]

P.S. Kam perdore me shkue ne vend te me shku, dhe me kendue ne vend te me knu... E kam perdor edhe Shqpinise, po ndoshta dikush mundet me e argumentue nese asht ma mire me shkrue Shqipnis. Une vec po mundohem me shkrue gegnisht po paster e per tane folesat e gegnishtes.--70.240.185.199 00:46, 19 August 2007 (UTC)[reply]
Tash e kam krijue llogarinë teme në Wikimedia. Kam shkrue edhe ma sipër e jam nënshkrue me IP adresë.--Prishtina 01:00, 19 August 2007 (UTC)[reply]

Emri i projektit[edit source]

Nuk e di nese do te ishte drejt te thuhet gegnisht. Si do qe te jete nese projekti e mban emnin Wiki-Gegnisht atehere duhete edhe me ju permbajt asaj fjale. Kjo nuk eshte e lehte sepse cdo e folme e shqipes nuk eshte gegnisht, edhe pse ndoshta ajo e folme i ka rrenjet ne te. Per kete ndoshta do te ishte me mire te mendohet se a duhet qe projekti te permbaj te folmet e shqipes apo vetem te folmen ne gegnishte.

Si do qe te jete shkrimi i gegnishtes, po mendoje krijimi i nje sistemi gjithe perfshires sa eshte i veshtire eshte aq edhe i pamundeshem. Ka shume lokalizma gegnishtja dhe nuk e di nese ne histori ka arritur ndokush qe te i permbledhe ato ne nje shkrim, ne nje sistem. Ne fakt permbledhja me sistematike (ma e madhja) e tyre eshte ne vete gjuhen e shkrua shqipe. Edhe pse aty duket qe nuk eshte ashtu, por nje njeri qe i njehe shumicen e lokalizmave te gegnishtes ka me pa qe njashtu asht.

Mundesia e nje "filtrimi", nxjerres se nje sistemi te till, sipas mendimit tim mund te vij vetem nga Kisha katolike e cila duhet te kete, nje si te themi baze por qe fatekeqsisht ajo i perket me teper anes fetare.

Per kete ndoshta emertimi i projektit duhet zgjedhur me adekuat, sepse po ta leme Wiki gegnisht ateher edhe vete folsit é gegnishtes kan me pas kokedhembje gjate leximit.

Ne fund kisha propozu qe projekti, nese eshte e lejueshme te thirret Wikipedia Enciklopedia Katolike Shqiptare. E ne te cilen do te permbaheshin tema si ne cdo enciklopedi por ma me cakun historik qe i referohen edhe kohes sone. Perndryshe projekti nuk do te kete suksesin qe mund ta presish e ndodhe qe ne fund te jesh i deshperuar. Perdoruesi Dan (Hipi Zhdripi)

Upss!!! Qiky osht menimi jam, n koft se e kom marr vesh mir cakin tone, konzervimin dhe majtje en jete t gegnishtes per qellime kulturore, sepse qellimet tjera nuk do te ishin dashamirese dhe do ta pengonin kontributin e thesarit te gegnisjtes ne gjuhen e njehesuar shqipe.

Unë për vete nuk kam ndonjë kundërshtim konkret por doja të theksoja se ne si shqiptar ose edhe folës të gjuhës shqipe nuk po shkruajmë mjaftueshëm në gj.standarte e lere më në gegërisht.Faleminderit për miëkuptimin

gegnishtja sakt[edit source]

Mirëdita,

kjo gegnishtja q'e lexova une, nuk asht gegnishtja. Mos t'folmi për gegnishtjen e Prishtinës. Na, qe nuk dimi mirë gegnisht, lena t'a msojmë pak përmes kti portali! Edhe sipas dijës t'eme, nuk asht as "shqipnis" e as "shqipnise", por me "Y" shqyp...


Gegnishten nuk mun më ni prej kullerave, kofshin intelektual a primitiv, të Prishtinës por prej freterve e prifatave te moshun.


Ky shkrim për menimin t'em.

Mirëmbetshi!

Standardizimi dhe drejtshkrimi[edit source]

Tash mbasi e kena marrë per detyrë me e vnû telemin e Wikipedís gegnisht, duhet m'i kjartsue disa rregulla të pergjithshme qe kan të bâjnë me shkrimin dhe guhen e perdorun. Ka shum çâshtje per m'u diskutue.

1). E folmja bazë. Kujtoj, se per hír të faktit se shumica e folsave të gegnishtes ndodhen në Prishtinë, duhet me perdorë nji standard të bazuem në të folmen e Prishtines. Megjithatâ, kjo nuk e perjashton mundsín e plotsimit të guhes me elemende të krahinave tjera. Mundsia tjeter, ma pak e preferueme, âsht perdorimi i gegnishtes jugore, qe gán me tosknishten dhe shqipen standarde. Siç po mundni me vrejtë, un jam tue bâ perpjekje me shkrue gegnishten e Prishtines me nji tendencë puriste po edhe arkaike (tu’e ruejtë e-në në fund të foljeve—p.sh. me shkrue—dhe tu’i ikë rotacizmit ‘n’ në ‘r’ dhe palatalizimit ‘g’ dhe ‘k/kj’ në ‘gj’, perkatsisht ‘q’, etj.). Kjo s’domethanë se shkrimi âsht fonetik dhe leximi duhet me u bâ shkroj-per-shkrojë (‘me shkrue’ lexohet ‘me shkruu’ dhe ‘mundsí’ mundet me u lexue ‘munsí’).

2). Alfabeti. I kém dy mundsí: (1) me perdorë alfabetin e shqipes standarde, (2) me i bâ disa ndryshime per me reflektue veçantín e gegnishtes dhe me i sherbye asaj ma mirë (mundet me u menjanue dallimi mes germave 'q' dhe 'ç', tue i zavendsue te dyjat me 'ch', si dhe me u shtue germa 'w' per perdorim n'emna të huej dhe fjalë të huazueme; p.sh. Kuweit dhe softwer).

3). Diakritiket. Kam drojë se mnyra qysh jam tue shkrue un tash âsht shum e koklavitt per m’u nxanë edhe m’u perdorë prej autorve të Wikipedias gegnisht. Ndashta na duhet me gjetë nji mnyrë tjeter per me i paraqitë zanoret e gata; në vend se me shkrue ‘Prishtinë’ dhe ‘Kosovë’, mujmë me shkrue ‘Prishtiin’ dhe ‘Kosoov’. Kshtu secilli fols i gegnishtes të Prishtines e din kur me i dyfishue zanoret. Per a hundore i kishim perdorë dy o-ja, qysh në realitet theksohet â-ja hundore në Prishtinë. Kshtu na duhet edhe me bâ pak stervitje ne ket drejtim.

Sa mundni me vrejtë, veç e kam minimizue perdorimin e ë-së. Dmth, ë-ja âsht ajo e-ja pa zâ per të cillen flasin brezat e mahershum. Poashtu, perdorja e â-së per a hundore nuk bâhet para tingujve –n dhe –m, ku nazalizimi âsht i natyrshum dhe i pritshum. E-ja âsht her ‘e’ e her ‘ë’, mvarsisht prej pozites në fjalë dhe tingullit vijues. Kerkush nuk thot ‘ministEr’ (me e), andaj nuk ka nevojë me shkrue ‘ministër’.

Tash na duhet punë edhe perkushtim. Na priftë e mbara!

--Xhija! 97.77.23.131 10:36, 3 June 2009 (UTC)[reply]

Shembull me drejtshkrim dhe standard ndryshe prej atij qe âsht në perdorim në faqen per wp/aln/Ismail Qemalin. (sc = shq, c = c, ch = ç/q)
Ismail Chemal bej Vlora ke diplomat e politikan sciptaar en Peranoriin Osmane, udhhjeks dhe veprimtaar i levizjes komtare, si dhe themeluus i shtetit t pamvarun t Scipniis me 1912 dhe Kryetaar i Cheveriis t Perkohshme en vjett 1912-1914. Osht figuur e madhe kombtare e sciptarve.
U lee en Vloon en nji familje fisnike. Mas perfundimit t shkollimit filloor, vazhdoi msimet en gjimnazin Zosimea en Janiin, nersaa me 1859 u shperngul per en Stamoll. Atje e njeki karieren e sherbysit civil osman, tu u identifikuu me krahun liberal e reformator t Mid'hat Pashes. Gat ksaaj kohe, I. Chemali kryejke funksione t randsishme en administraat osmane. Po kuur Sulltan Abdylhamiti II e hjeki Mid'hat Pashen prej detyres t kryeministrit, Ismail Chemali u derguu en ekzil en Anadoll perenimoor, ndonse Sulltani ma voon e nryshoi venimin dhe e bani gurvantoor t Bejrutit. Megjithato, rekomandimet e tiij per politika liberale ia prishen chefin Sulltanit dhe en maj 1900 Ismail Chemali mbarkoi jahtin e ambasadorit britanik dhe lypi azil. U chuu jasht Turchiis dhe per tet vjett e ardhshme jetoi en ezil, tu punuu per me promovuu renin kushtetuus en Peranorii Osmane dhe me perparuu chashtjen komtare sciptare mrena sajna. Me 1909, gat nji ngritje kundra turchve t riij, u boo shkurtimisht kryetaar i Asamblees Komtare Osmane, por u detyruu me dhaan dorhjekje e me lshuu Stamollin pergjithmoon nji dit a dy ma voon. Anaj, kariera e tiij politike u perchendruu vech en nacionalizmin shciptaar.


Xhija, na nuk jemi gjuhtarë e as nuk kemi ndonji autoritet për me i ba ndryshimet qe po i propozon ti. Asnji Wikipedi nuk asht shkrue me alfabet të posaçëm veç për Wikipedinë ashtu qysh po thue ti e as nuk janë ba ndryshime në drejtshkrimin e nji gjuhe veç pse ashtu kanë dashtë autorët e Wikipedisë. Nëse duem me pasë Wikipedi gegnisht -- edhe këte jo për arsye politike por për me lehtësue shpërndamjen e njohunisë -- duhet me iu përmbajtë rregullave të drejtshkrimit për variantin gegë të gjuhës shqipe qe janë vendosë me Ortografinë e Prishtinës me 1964. Ka edhe ortografi të tjera, por kjo asht ma e fundit dhe ma e plota dhe unë sugjeroj me përdorë këte me ndonji përjashtim shum të vogël qe na e shohim t'arsyeshëm për shkak t'evoluimit të gjuhës dhe ndikimit të gjuhës standarde dhe gjuhëve të tjera.--98.204.48.154 01:10, 13 December 2010 (UTC)[reply]

Problem[edit source]

Si mu krijue nji Wikipedi en gjuh gege nese kurkush nuk i krijon do artikuj te reja? Na duhen ma shum artikuj !! --Malsia E Madhe 21:44, 3 April 2010 (UTC)[reply]

Po punojmë në kët drejtim. Sa i përket rregullave të drejtshkrimit, kujtoj se duhet me u përdorë Ortografia e Prishtinës e vitit 1964. Asht ma e fundit, ma e plotsuemja dhe ma pak e koklavitun prej tanave. Propozimet qe i ka dhanë Xhija nuk munden me u shqyrtue prej komunitetit të Wikipedisë se ne nuk jemi për me vendosë rregulla, me ndryshue alfabete e me përça kombe. Qëllimi ynë asht me shkrue me at gjuhë qe ekziston edhe për at popull qe ka nevojë për informata n'at gjuhë. Ju lutem të mos shkaktojmë kurrfarë përçamje në gegë e toskë; krejt çka po duem asht me shkrue n'at mënyrë qe nuk e lejon gjuha standarde dhe për ata njerëz qe e kanë ma lehtë me kuptue gjuhën shqipe në variantin gegë. Ju falemnderës!--98.204.48.154 00:56, 13 December 2010 (UTC)[reply]