Wp/aln/Ismail Qemali

From Wikimedia Incubator
< Wp‎ | aln
Wp > aln > Ismail Qemali

Ismail Qemal bej Vlora qe diplomat e politikan shqiptar në Perandorinë Osmane, udhëheqës dhe veprimtar i lëvizjes kombtare, si dhe themelues i shtetit të pamvarun të Shqipnisë më 1912 dhe Kryetar i Qeverisë së Perkohshme në vitet 1912-1914. Asht figurë e madhe kombtare e shqiptarëve.

U le në Vlonë në nji familje fisnike. Mbas përfundimit të shkollimit fillor, vazhdoi mësimet në gjimnazin Zosimea në Janinë, ndërsa më 1859 u shpërngul për në Stamboll. Atje ndoqi karierën si shërbyes civil osman, tue u identifikue me krahun liberal e reformator të Mid'hat Pashës. Gjatë kësaj kohe, Qemali kreu detyrën e qeveritarit në disa qytete të Ballkanit. Njiherit, mori pjesë në perpjekjet per standardizimin e alfabetit të shqipes dhe për themelimin e nji shoqate kulturore shqiptare.

Kah 1877-a, I. Qemali kryente funksione të randësishme n'administratë osmane. Por kur Sulltan Abdylhamiti II e hoqi Mid'hat Pashen prej detyrës së kryeministrit, Ismail Qemali u internue n'Anadoll perendimor, ndonëse Sulltani ma vonë e ndryshoi vendimin dhe e bani guvernator të Bejrutit. Megjithate, rekumendimet e tij për politika liberale ia prishën qefin Sulltanit dhe në maj 1900 Ismail Qemali mbarkoi jahtin e ambasadorit britanik dhe lypi azil. U çue jashtë Turqisë dhe për tetë vjetët e ardhshëm jetoi n'ekzil, tue punue me promovue rendin kushtetues në Perandori Osmane dhe me perparue çashtjen kombtare shqiptare mbrenda saj. Më 1909, gjatë nji ngritje kundra turqve të rij, u ba shkurtimisht kryetar i Asamblesë Kombtare Osmane, por u detyrue me dhanë dorheqje e me lëshue Stambollin pergjithmonë nji ditë a dy ma vonë. Andaj, kariera e tij politike u përqendrue veç në nacionalizmin shqiptar.