Jump to content

User:Malsia E Madhe

From Wikimedia Incubator
Babel user information
sq-N Ky përdorues ka njohuri amtaregjuhës shqipe.
en-4 This user has near native speaker knowledge of English.
Users by language



Cubat

[edit | edit source]

Ndihmo, Zot, si m’ke ndihmue! Pesëqind vjet kishin kalue Çëse të buk'rën ketë Shqypni Turku e mbate në robni, krejt tu' e la t' mjerën në gjak, frymën tue ia xanun njak, e as tu' e lanë, jo, dritë me pa: kurr të keqen pa ia da: rrihe e mos e len me kja: me iu dhimbtë, po, minit n' murë, me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë! Veç si 'i dem, vu n' lavër spari, qi, ka' e vret zgjedha e kulari kah nuk ban m'e thekë strumb'llari, s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: e tue dhanë kryq e terthuer, tu' i dhanë bulkut shum mërzi, me u vu s' ryset për hulli e as me shoq ai pendë me shkue: kështu Shqiptarët, të cilt mësue s'i'n me ndejë rob nën zgjedhë t'huej, pagë e t'dheta me i la kujë: por të lirë me shkue ata motin, veç mbi vedi tue njohtë Zotin, e as kurrkujë n' këto troje t' veta mos me i ba kurr tungjatjeta, n'braz me Turk kurr nuk kanë ra e as kurr pushkën s' ia kanë da; por t'janë grì me te e t'janë vra, si me kenë tu' u vrà me Shkja E prandej si pat fillue Turkut Ora m' iu ligështue, e nisë pat m' iu thy' atij hovi, m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi: e ato fiset e Ballkanit, zunë me i dalë dore Sulltanit, nisë Shqiptarët kanë me u mendue, si Shqipninë me e skapullue zgjedhet t' Turkut : qi si motit n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej, me i ba kurr ma tungjatjeta, kurr me i la ma pagë e t'dheta: edhe Flamuri i Shqipnisë, si fletë Engj'lli t'Perendisë, si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare, me u suvalë prap n'tokë shqiptare. Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi, Knjaz Nikolla, 'i gërxheli: 50 gërxhelì, por belaçi: na dyndë top, na dyndë ushtri edhe del e bjen n'Shqipni, për me shtrue këto bjeshkë e vërri, shka merr Drinin për s'të gjatit der' n' Kala të Rozafatit, ku ai me ngulë do' «trobojnicën», do' m' ia vu Shkodrës «kapicën»: me bà Shkodrën Karadak, mbasi 'i herë ta kisht' la n'gjak! Ka ndejë Turku e këqyrë haru, pika-pika lotët tu'i shkue, kah s'ka Shkjaut si me i qindrue; se Moskovi e ka rrethue: ka Stambollën muhasere! Bajnë shtatë Krajlat muzhavere Shoq me shoq, tue shartue zi -si ata e zeza m'i pastë mb'lue!- për të buk'rën këtë Shqipnì, si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zi. M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue. Sa mirë n'armë na janë shtërngue! T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit, si të Parët ua lidhshin motit n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: me 'i kambë mbathë e tjetrën zdathë, gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë, diku ngranë, diku pa ngranë, harrue grue, motër e nanë, sy'n agzot, zemrën barot, e si ai plajmi me furi, t'kanë rra ndesh Malit të Zi, për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì, ku edhe trimat t'janë përla: t'janë përla Shqiptarë e Shkja, ballë për ballë ata tu'u vra, fyt-a-fyt, ofshe! tu' u pre: tue mbetë shakull përmbi dhe, mish për shpez e kaçubeta, gjithku kje ajo pika e djalit, gjithku kjenë sokola malit, pa kja m'ta as nanat e shkreta. Veç se, po, me parzme t'veta Aty Shkjaut sulmin kanë thye. Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit: se jo veç qi Knjaz Nikollës nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta, porse as Mbretit të Stambollës s'duen me i ba ma tungjatjeta, e se dore duen me i dalë: se Shqipninë nuk po e kisht' falë Perendia për çerkez, Turq, manovë, likurazez; por për do sokola mali, qi «Shqiptarë» bota po i quete, për ta gëzue këta djalë mbas djali, der' qi jeta mos t'u shuete. Turku fjalën e ka ndì': se ç'asht mbushë ai me mëni! Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipni, gjallë Shqiptarët ai me i përpi! Por Shqiptari gjallë s'përpihej, e as me u shkelë, besa, s'po lihej, kur po i mbushej mendja e vet, për Shqipnì me ba gajret, n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret. Edhe kështu t'janë kapërthye grykë për grykë Turq e Shqiptarë, pa dhimbë krenash tue u thye si me thye kunguj npër arë. T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit, Shkjau: kah drote se Shqipnia Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, mà s'do t'bite n'kthetra t'tija, si atij hangër ia kisht' palla: merr e mësynë m'Turk fulikare, e si derrat me çakalla t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: haju, ngaju, çaju, vraju, m' pushkë e m'top gjueju batare, gjaku rrëmbe npër rrahe e qare, e npër fusha e npër gajusha, der'qi s'mbramit, n'p'r' atë zhumhur, zgjedhe s' Turkut pështoi Shqipnia e duel m'veti si dikur: si premtue kisht'Perendija; por si dashtë, besa, lum vëllau, s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau.

           Gjergj Fishta 
           Lahuta E Malesisë