Wp/aln/Greqia
Appearance
Greqia (greqisht: Ελλάδα Eladha), zyrtarisht Rebublika Helene (greqisht: Ελληνική Δημοκρατία Elinikí Dhimokratia), asht vend i pamvarun n'Evropën Juglindore. Kufizohet në veri me Shqipninë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe në lindje me Turqinë; laget në lindje me Detin Egje, në jug me Detin Mesdhe dhe në perëndim me Detin Jon. Ndonëse pjesa ma e madhe e truellit grek shtrihet në Gadishullin Ballkanik, vendi ka shum ishuj nëpër tri detet. Ka mbi 11 milion banorë, prej të cilëve 95 përqind grekë e 4 përqind shqiptarë, dhe sipërfaqe prej 131,990 km2. Athina asht kryeqyteti dhe qendra ma e madhe e vendit, e pasueme prej Selanikut.