Wp/aln/Agim Çeku

From Wikimedia Incubator
< Wp‎ | aln
Wp > aln > Agim Çeku
Agim Çeku

Agim Çeku asht ushtarak e politikan shqiptar i Kosovës, ish-kryeministër i vendit dhe tani ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ka shërbye gjatë luftës së fundit si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pastaj i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Asht kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, pjesëtare në koalicionin e gjatë parazgjedhor "Kosova e Re", i cili bashkëqeverisë vendin me partinë ma të madhe në vend, PDK. Si kryeministër (2005-2007), ishte anëtar i AAK-së.