Wp/aln/Nikollë Nikprelaj

From Wikimedia Incubator
< Wp‎ | aln
Wp > aln > Nikollë Nikprelaj

Nikollë Nikprelaj (lindi me 16 Maj 1960 en Tuz, Mal i Zi) âsht nji kangtar shqyptar prej Malsie.

Karriera e tij si muzikant filloj n'vitet 1980-ta. Kangt e tij shpesh jan t'percjelluna me Çifteli. Per me i mbeshtet Shqyptart n'Kosovë gjat luftes, Nikolla e ka prodhue albumin "Çlirimtarët Kokë Për Tokë". Nikprela e zuni venin e dyt en festivalin e Polifestit 2008 me kangen "Synin mos ja shkel".

Aj sot jeton me gruen e dy djelt e tij n'Tuz, afer Podgorices.

Diskografia[edit | edit source]

  • Në maje t'bjeshkëve të Malësisë
  • Oj Lulja e Malësisë
  • Dora e pajtimit
  • Nuk kem tjetër vec një nënë
  • Endërra ime
  • Fukaraja
  • Folk 2000
  • Ti s'ke shpirt
  • Live
  • Ndal
  • Kangë dhe potpuri dasmash (2009)
  • Hidhe vallen (2010)