Wp/aln/Kosova
From Wikimedia Incubator
Kosova ose Republika e Kosoves âsht dhé i pamvart i shtrimë në qender të Siujdheses Ballkanike n' Europen Juglindore. Ka nji siperfaqe prej 10.887 km² dhe rreth 2,2 milion banorë, prej të cillve 92% jon me kombsí shqiptare. Historikisht pjesë e Shqipnís, Kosova u aneksue prej Serbís në vjetin 1912, ndersa prej vjetit 1999 deri me 2008, pas nji lufte të pergjakshme mes shqiptarve dhe pushtuesve serbë, u administrue prej Organizates të Kombeve të Bashkueme. Pas deshtimit të negociatave me gjetë marrveshje per statusin perfundimtár, Kosova e shpalli pamvarsín e vet prej Serbie me 17 shkurt 2008, 96 vjet mbas mvehtsimit të Shqipnís.