Wp/aln/Ilirët

From Wikimedia Incubator

< Wp | aln
Jump to: navigation, search

Ilirët janë ndër banorët ma të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuen në vendit e tyne, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyne.

Ilirët jan nër banorët ma t'lashtë t'Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën e tiparet antropologjike ilirët i formunë nn'venin e tynve, në pjesën perëdimor t'Gadishullit t'Ballkanit, aty ku shkrimtarët antike e përmenin në veprat e tyne.

[edit] Truelli e zanafilla

Trevat e shtrimjes e popullsisë ilire janë boll të gjana; ato përfshijnë krejt pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që prej degët e Danubit, lumetë Sava e Drava, në veri, e deri te Gjini i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri n'Vardar. Grupe t'veçanta ilirëve jan vendos edhe n'Italinë jugore. Kto janë fise mesape dhe japige. Emni etnik ilir shfaqet n'veprat antike që n'shek. V p.K. kurse emnat e disa fiseve ilire fillojnë e përmenen prej shek. XII nga Homeri. Po, koha e formimit t'etnosit ilir asht ma e lashtë.

Fillimet e origjinës ilire janë prej n'mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit t'mesëm, kur fillunë t'formohen tiparet e etnike ilire. N'epokën e hekrit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuen plotsisht, tue trashëgue nga epokat ma të hershme eneolitike dhe t'bronzit tipare kulturore gjuhsore e antropologjike etnike.

Teoria e vjetër që i bani ilirët të ardhun nga Evropa Qendrore, n'shekujt XII-XI p.K., asht rrëzue nga studimet e kryeme mas Luftës e Dytë Botnore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrimjes e ilirëve, po ndeshen vetëm n'zona t'kufizueme, t'rralla, dëshmon kundër teorisë e ardhjes e ilirëve n'Ballkan prej veriut.

Gjurmët e kulturave t'Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e t'lëvizjes e artizanëve t'punimit t'metaleve.

[edit] Fiset kryesore ilire

Ndër fiset ma të përmenduna ilire janë: taulantët, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.

Taulantët. Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luejti nji rol shum të randsishëm në historinë ilirë të shek. IV-III p.K., tue u vanë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijue ma parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve ma vonë shfaqet fisi i albanëve dhe i parthinëve.

Enkelejtë. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuen dinastinë e parë të Mbretnisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Nji nga qytetet e tyne kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ana nuk përmenden ma. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

Dasaretët. Janë nji fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtsi sidomos për prodhimin e drithnave të bukës. Nji nga qytetet ma të njohuna ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

Albanët. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyne ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emnin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbën.

Ardianët. Fillimisht shtriheshin rreth gjinit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që ma parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën nji rol shum të madh në luftat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretnisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

Dardanët. Ishin fisi ma i madh ilir që u vu në krye të Mbretnisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohuna ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti ma i randsishëm i dardanëve ka qenë Damastoi, i njohun si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanën përmendet si luftarë të fortë, xehetarë shum të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohun.

Paionët. Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, tue u shtri deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleatë të trojanëve. Në gjysmën e parë të shek. IV paionët krijuen mbretninë e tyne, e cila u detyrue t’u bajë ballë për shum kohë sulmeve të maqedonasve. Paionët prenë në shek. IV-II p.K. monedhën e tyne prej argjendi.

Dalmatët. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohun, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohun me emnin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi në veshje rituale kishtare. Qyteti ma i njohun ka qenë Delmini.

Penestët. Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luejtën rol të randsishëm në Luftën e Tretë Ilire-Romake. Përfshiheshin në Mbretninë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuen garnizone romake në qendrat e tyne, maqedonasit ua shkretuen vendin. Molosët. Janë nji nga tri fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luejtën nji rol shum të randsishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

Kaonët. Ky fis epriot kishte shtrimje të gjanë, që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.K. u ba kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

Thesprotët. Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjinin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhun çdo vit nga gjini i parisë.

Fise të tjera të njohuna janë edhe labianët përreth liqenit të Shkodrës, pirustët në Mirditë dhe parthinët në ultsinën bregdetare të Adriatikut.

[edit] Literatura

Bep Jubani, "Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme"; Libri Shkollor: Prishtinë, 2003; fq. 8-13