Wp/aln/Zanorja
Appearance
Zanorja, në lamin e fonetikes, âsht tingull i gjuhes së folun, si a-ja ose o-ja e shqipes, e shqiptueme tue mbajtë të hapun traktin zanuer, në mënyrë qe mos me u pengue kalimi i ajrit mbasi ta ketë kalue glotidin. Kjo ballashtohet me bashkëtingëlloret, sikur sh-ja, me ç'rast bâhet mbyllje ose ngushtim akëkú pergjat shtegut të zanit. Zanorja mund të jetë edhe rrokjesore: nji tingull i hapun e i barasvlefshem, por qe nuk âsht rrokjesor, quhet gjysemzanore.