Wp/aln/Shtetet e Bashkueme t'Amerikës
Shtetet e Bashkueme t'Amerikës (të njoftuna edhe si Shtetet e Bashkueme, SHBA-të ose Amerika; anglisht: United States of America, tosk.: Shtetet e Bashkuara) asht vend i pamvarun me rregullim shtetnor republikë federative kushtetuese, e përbame prej 50 shteteve dhe nji distrikti federal. Vendi shtrihet kryesisht në mes t'Amerikës Veriore, ku ndodhen 48 shtetet të përngjituna dhe distrikti i kryeqytetit Washington, D.K., në mes t'oqeaneve Paqsor e Atlantik dhe kufinit me Kanadën në veri dhe Meksikën në jug. Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit; në lindje kufizohet me Kanadën, ndërsa Ngushtica e Beringut në perëndim e ndanë prej Rusisë. Shteti i Hawait asht arkipelag në Paqësorin e Mesëm. Vendi po ashtu posedon disa territore në Karaibe dhe Paqësor.