Jump to content

Wp/aln/Hylli i dritës

From Wikimedia Incubator
< Wp | aln
Wp > aln > Hylli i dritës

Hylli i Dritës âsht e përkohshme françeskane që u themelue në Shkodër në vjetin 1913 nga Át Gjergj Fishta. Numri i parë duel më 1 tetor të vjetit 1913 në shtypshkrojën «Nikaj». Revista duel deri në korrik të vjetit 1914, mandej u ndërpre për shkak të Luftës së Parë Botnore dhe të gjendjes së krijueme në vend.

Periudha e dytë e ka zanafillën në vjetin 1921, kur më 1 maj del rishtaz numri i parë në shtypshkrojën Françeskane dhe përmbyllet me numrin e dhetorit të vjetit 1924, me thyemjen e qeverisë së Fan Nolit dhe me kthimin e ZogutTiranë.

Periudha e tretë e revistës nis prej janarit të vjetit 1930 e shkon deri në korrik të vjetit 1944.

Mbas dekadash heshtje Hylli i Dritës nisi me shndritë rishtaz në fillimin e 1990ave. Tue ndjekë ândrrën e Át Gjergj Fishtës dhe të françeskajve të mdhej, në vjetin 1993, Át Zef Pllumi nisi punën për botimin e së përkohshmes, numri i parë i së cilës duel në mars të atij vjeti dhe numri i fundit në dhetor të vjetit 1997. Mbas nji heshtje gati dhetvjeçare, përsëri Át Zef Pllumi filloi botimin e saj e që atëherë revista del rregullisht me katër numra në vjet.

Vegza të jashtme

[edit | edit source]