Wp/aln/Gjuha standarde
Gjuhë standarde (apo dialekt standard, dialekt i standardizuem) quhet nji varietet i veçantë linguistik i nji gjuhe, i cili ka prestigj të naltë mbrenda nji komuniteti gjuhësor. Anipse shpesh bazohet në të folmen e nji zone të caktueme gjeografike, si psh. të kryeqytetit apo qendrës kultutrore, standardi i kapërcen kufijt linguistikë dhe bâhet mjet gjithëpërfshimës i komunikimit. Në të shumtën e rasteve standardi institucionalizohet, shpesh tue i dhânë status ligjor, dhe mandej përdoret si normë në mass media, arsim, edukim dhe në institucione tjera publike.[1] Nji dialekt mund edhe t'imponohet si gjuhë standarde prej klasës sunduese të vendit për qëllime ideologjike por edhe për t'i nënshtrue politikisht disidentët, si në rastin e Shqipnisë.
Referencat
[edit | edit source]- ↑ Crystal, David. 1997. "A Dictionary of Linguistics and Phonetics" 4th ed. (Oxford: Blackwell)