Wp/aln/Lidhja Demokratike e Kosovës
From Wikimedia Incubator
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) asht parti politike në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit ka fitue ma së shumti ulëse në Kuvend, po jo sa me e formue vet qeverinë. Asht në koalicion qeveritar me Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës.
LDK-ja i ka dhanë Kosovës dy kryetarët e saj, Ibrahim Rugovën dhe Fatmir Sejdiun, kryeministrin Bujar Bukoshin, kryetarë të Kuvendit e funksionarë të tjerë. Prej kësaj partie, në vjetin 2007, u nda ish-Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci i cili e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë.