Wp/aln/Ismail Qemali
From Wikimedia Incubator
Ismail Qemal bej Vlora ke diplomat e politikan shqiptár në Perandorín Osmane, udhhjeks dhe veprimtár i levizjes kombtare, si dhe themelues i shtetit të pamvarun të Shqipnís me 1912 dhe Kryetar i Qeverís së Perkohshme në vjett 1912-1914. Âsht figurë e madhe kombtare e shqiptarve.
U lé në Vlonë në nji familje fisnike. Mbas perfundimit të shkollimit filluer, vazhdoi msimet në gjimnazin Zosimea në Janinë, ndersa me 1859 u shperngul per në Stamboll. Atje ndoq karieren si sherbyes civil osman, tue u identifikue me krahun liberal e reformatuer të Midhat Pashes. Gjatë ksáj kohe, I. Qemali kreu detyren e qeveritarit në disa qytete të Ballkanit. Njiherit, muer pjesë në perpjekjet per standardizimin e alfabetit shqip dhe per themelimin e nji shoqate kulturore shqiptare. Kah 1877a, I. Qemali kryejke funksione të randsishme n'administratë osmane. Por kúr Sulltan Abdylhamiti II e hoq Mid'hat Pashen prej detyres së kryeministrit, Ismail Qemali u dergue në ezil n'Anadoll perendimuer, ndonse Sulltani ma von e ndryshoi vendimin dhe e bani guvernatuer të Bejrutit. Megjithatâ, rekomandimet e tij per politika liberale ia prishen qefin Sulltanit dhe në maj 1900 Ismail Qemali mbarkoi jahtin e ambasadorit britanik dhe lypi azil. U çue jasht Turqís dhe per tet vjett e ardhshme jetoi n'ekzil, tue punue per me promovue rendin kushtetues në Perandorí Osmane dhe me perparue çâshtjen kombtare shqiptare mbrenda sajna. Me 1909, gat nji ngritje kundra turqve të rij, u bâ shkurtimisht kryetár i Asamblés Kombtare Osmane, por u detyrue me dhanë dorhjekje e me lshue Stambollin pergjithmonë nji ditë a dy ma von. Andaj, kariera e tij politike u perqendrue veç në nacionalizmin shqiptár.