Wp/aln/Rexhep Qosja

From Wikimedia Incubator
< Wp‎ | aln
Wp > aln > Rexhep Qosja

Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lé më 1936 në Vuthaj te Kelmenit, Malci e Madhe. Shkollën fillore e ka krye në Vuthaj, tetëvjeçaren në Guci, dhe shkollën normale në Prishtinë. Më 1964 Qosja u diplomue në Gjuhë-Letërsi prej Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare Qosja i kreu në Universitetin e Beogradit ku në vjetin 1971 mori graden "Doktor i Shkencave Filologjike".

Fillimisht, Qosja pati qellim te studjonte Gjergj Fishten, por meqe politika nacionaliste jugosllave nuk e lejonte kete, ai studjoi Asdrenin (Aleksander Stavri Drenova). Tema e disertacionit te Qosjes ishte "Asdreni, Jeta dhe Veprat".

Qosja ishte punues shkencorë në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vjetit 1972 deri ne vjetin 1981.

Qysh ne fillim te karieres se tije si kritik dhe shkrimtarë, Qosja pati shprehë idenë se "realizmi socialist nuk është realizëm, por romantizëm". Veprat e Qosjes i permbahen kesaje ideje.

Studimet dhe kritikat letrare te Qosjes, si p.sh., ne Trilogjine "Historia e Letersise Shqipe, I, II, III, Antologjia Historike e Letersise Shqipe, Antologjia e Lirikes Shqiptare, etj, e kane ba atë kritikun ma te madh te letersise shqipe ne historine tone.

Libri "Mite te Zhveshura, 1978" e ven Qosjen ne krye te atij grupi te vogel shkrimtaresh shqiptare te cilet jane kryesisht prej Kosovet ose paten shkrue ne Diaspore, te cilet kane levrue postmodernizmin. Ky liber hape nji shteg te ri ne letersine shqipe qe mund te quhet "Letersia postMitike Shqipe". Megjitheate jo gjithkush pajtohet me keto çmitizime. Personalisht, une nuk pajtohem me menyren sesi Qosja çmitizon "Rozafatin", sepse une besoj se do te kishte qene gabim per shqiptaret me ndertue nji "ure" prej ku turqit mund te hynin ma lehtesisht ne Shqipni, ne vend te nji Fortese e cila do te na mbronte prej nji populli qe i perkiste nji race tjeter, nji kulture tjeter, nji feje tjeter dhe i cili sillte, jo diplomate, por nji ushtri te armatosun e cila kishte per qellim jo per t'u miqsue me ne por per te mbledhe taksa dhe per te marre, me dhune, ushtare per batalionet e Janiçiereve.

Sidoqofte, madheshtia e nji vepre nuk gjykohet ne aspektin e pajtimit me idete e temat e autorit por me gjetjet origjinale dhe me hulumtimet e thella e skolareske evidente ne vepra. Keto dy aspekte i gjejme kudo ne veprat e Qosjes -- Ai asht shkollar dhe shkrimtare i klasit botnore.


Veprat e Rexhep Qosjes

Realiteti i shpërfillur - (2006) Paqja e përgjakshme - (1999) Fjalor demokratik - (1997) Ligjërime paravajtëse - (1996) Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994) Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992) Populli i ndaluar - (1990) Historia e letërsisë shqipe III - (1986) Porosia e madhe - (1986) Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985) Historia e letërsisë shqipe I - (1984) Historia e letërsisë shqipe II - (1984) Nocione të reja albanologjike - (1983) Morfologjia e një fushate - (1980) Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979) Mite të zhveshura - (1978) Anatomia e kulturës - (1976) Shkrimtarë dhe periudha - (1975) Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974) Panteoni i rralluar - (1973) Kontinuitete - (1972) Asdreni - jeta dhe vepra - (1972) Antologjia e lirikës shqipe - (1970) Dialogë me shkrimtarë - (1968) Episode letrare - (1967)