Wp/aln/Kisha e Vërtetë e Jezusit

From Wikimedia Incubator
< Wp‎ | aln
Wp > aln > Kisha e Vërtetë e Jezusit

Kisha e Vërtetë e Jezusit âsht kishë e pamvarun e themelueme në Pekin të Kinës me 1917. Sot ka rreth 1,5 milion anëtarë prej katërdhetë e pesë shteteve e gjashtë kontinenteve. Kisha i takon degës protestante të krishtenimit qi u krijue kah fillimi i shek. XX. Qysh prej vjetit 1967, Kuvendi Ndërkombëtar mbledhet në Los Angeles. Synimi i kishës asht me predikue ungjillin në të gjitha kombet para Ardhjes së Dytë të Jezusit. Dhetë doktrinat e besimet kryesore të kishës janë:

  1. Shpirti i Shejtë
  2. Pagëzimi
  3. Kambëlamja
  4. Vllaznia e Shejtë
  5. E diela
  6. Jezu Krishti
  7. Bibla
  8. Shëlbimi
  9. Kisha
  10. Gjyqi i Madh